Marihuana po depërton te fëmijët – rasti i fundit alarmon opinionin

Para 8 muaj

Një rast shqetësues është zbuluar mbrëmë në Prizren, ku një i mitur dyshohet se po shpërndante marihuanë pranë shkollës “Lidhja e Prizrenit”. Policia ndërhyri më 6 gusht rreth orës 23:30, në kuadër të planit “Sezoni Veror 2025”.

Tre të rinj u pikasën në vendin e ngjarjes. Dy prej tyre, E.B. dhe B.S., u ndaluan dhe u intervistuan si dëshmitarë, ndërsa E.G. (i lindur më 2008), i dyshuari kryesor, arriti të largohej dhe është shpallur në kërkim.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan 7.95 gram marihuanë, një grinder dhe para të dyshuara si të përfituara nga shitja e drogës. Hetimet janë në vazhdim.