Maratona `Prishtina 2025`, të dielen bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Para 10 muaj

Për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”, të dielën do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë në Prishtinë.

 

Policia ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik .

“Policia e Kosovës, do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova). Plani do të filloj të zbatohet  të dielën (28.09.2025), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkon ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lutë qytetarët të ndjekin udhëzimet e poshtë shënuara:

1.       Ngasësit që udhëtojnë nga  Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

2.         Ngasësit që ushëtojnë  nga  Peja ë Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë.

3.         Ngasësit që udhëtojnë nga  Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

4.         Ngasësit që udhëtojnë nga  Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

5.         Ngasësit që udhëtojnë nga  Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa.

6.         Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër.