Malishevë: Arrestohet një person, dyshohet për dhunim të një të miture

Para 11 muaj

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërsa arrestimi është kryer një ditë më pas.

“I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.