Sot në qytetin historik të Prizrenit u hap ekspozita e veturave të vjetra dhe unike, që tërhoqën interes të madh nga vizitorët dhe dashamirësit e automobilave klasikë.
Mes veturave të ekspozuara, më shumë vëmendje mori makina personale e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, si dhe ajo e aktorit të njohur ndërkombëtarisht, Bekim Fehmiu. Këto automjete përfaqësojnë jo vetëm një pjesë të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe një dëshmi të periudhave të ndryshme të historisë dhe kulturës së rajonit.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorë gjatë gjithë javës, duke ofruar mundësinë për të parë nga afër këto objekte historike dhe për të mësuar më shumë për historinë që ato mbartin.
