Një lajm historik dhe i shumëpritur nga miliona zemra në mbarë botën!
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot se Franca ka marrë vendimin zyrtar për ta njohur shtetin e Palestinës.
“Duke qëndruar besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës”, shkroi Macron në rrjetet sociale.
Vendimi do të formalizohet në mënyrë solemne në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2025 – një moment që pritet me emocione të mëdha nga mbështetësit e drejtësisë dhe lirisë anembanë globit.
Macron theksoi gjithashtu nevojën urgjente për armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve dhe ndihmë humanitare të menjëhershme për civilët e pafajshëm.
“Paqja është e mundur,” tha ai, duke dhënë mesazhin e shpresës që shumëkush ka pritur prej vitesh.
Ky vendim e bën Francën shtetin më të madh perëndimor që ndërmerr hapin për njohjen e Palestinës, duke sinjalizuar një kthesë të madhe në qëndrimet ndërkombëtare ndaj çështjes palestineze.
