Nëse presidenti amerikan Donald Trump dëshiron vërtet të fitojë çmimin Nobel për Paqen, ai duhet ta ndalojë luftën në Gaza, tha të martën Presidenti francez Emmanuel Macron.
Duke folur për televizionin BFM të Francës nga Neë Yorku, Macron tha se vetëm Trumpi kishte fuqinë të ushtronte presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund luftës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Ka një person që mund të bëjë diçka në lidhje me këtë, dhe ai është presidenti i SHBA-së,” tha Macron.
“Dhe arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë me armë që lejojnë të zhvillohet lufta në Gaza. Ne nuk furnizojmë me pajisje që lejojnë të zhvillohet lufta në Gaza. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”, shtoi presidenti francez,
