Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar rikthimin e diplomacisë për t’i dhënë fund “spirales së kaosit” pas sulmeve raketore të Iranit ndaj bazës amerikane Al Udeid në Katar. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të ulin tensionet. Ndërkohë, Pentagoni konfirmoi se raketat balistike me rreze të shkurtër dhe mesme u lëshuan nga Irani si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së mbi tri objekte bërthamore iraniane. Ministri i Jashtëm francez e cilësoi situatën si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.
