Në Gjykata Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.
Gjatë seancës, i akuzuari Granit Plava dha detaje lidhur me natën e krimit, duke deklaruar se kishte komunikuar me Murselin përmes aplikacionit WhatsApp.
Sipas tij, pas një komunikimi të shkurtër, Murseli e kishte kontaktuar sërish dhe më pas i ishte afruar me veturë, duke i hedhur armën dhe duke i thënë “ik zhduku”, ndërsa ai pretendon se kishte dëgjuar krismën.
Pas kësaj dëshmie, Plava ka refuzuar të përgjigjet në pyetje të tjera, duke zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë, ndërsa rasti vazhdon të jetë në proces gjyqësor.
