LVV mblidhet për presidentin, Kurti: Edhe unë jam kureshtar për emrin

Para 1 muaj

Grupi Parlamentar i Lëvizja Vetëvendosje është mbledhur për të diskutuar emrat e mundshëm për postin e presidentit. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nëse Vjosa Osmani është kandidate për presidente, Kurti nuk dha përgjigje konkrete, duke thënë se po shkon në mbledhje dhe se është “kureshtar” për emrin që do të propozohet, duke lënë të hapur çështjen e kandidaturës.