Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutuan zhvillimet politike dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Përmes një postimi, LVV i ka ftuar Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të propozojnë tre emra të përbashkët për Presidentin e ri, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.
Sipas tyre, kandidatët duhet të jenë figura unifikuese dhe jashtë skenës aktuale politike, ndërsa përgjigjja nga opozita pritet deri të dielën në mbrëmje.
