Zyrtari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen aktuale politike në vend, duke e krahasuar Kuvendin e Kosovës me një vizitë në varreza. Gjatë intervistës në emisionin “Politiko”, Haziri tha se dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit po krijojnë një atmosferë të rënduar dhe zhgënjyese. Ai kritikoi Vetëvendosjen për mungesë të përfshirjes gjithëpërfshirëse në proceset politike, duke theksuar se propozimi i LDK-së nuk i jep prioritet asnjë grupi të caktuar. “Situata në Kuvend po bëhet neverike për të gjithë, beso edhe për mua. Kur po hyj në seancë të Kuvendit, është sikur me hy me vizitua varreza,” u shpreh Haziri, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi dhe bashkëpunim mes subjekteve politike.
