Lushtaku: Me keqardhje po shkojmë drejt zgjedhjeve, Kurti po do t’ia lë fajin opozitës

Para 1 muaj

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka deklaruar se partia e tij ka qenë e gatshme për një zgjidhje konsensuale për zgjedhjen e presidentit, por sipas tij, mungesa e vullnetit nga Lëvizja Vetëvendosje ka penguar arritjen e marrëveshjes.

Ai theksoi se sheh “arrogancë” nga shumica parlamentare dhe se përgjegjësia kryesore për situatën i takon LVV-së. Lushtaku shtoi se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, duke akuzuar liderin e LVV-së, Albin Kurti, se po merret më shumë me fajësimin e opozitës sesa me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.