Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë mundësi bashkëpunimi mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të mënyrës se si qeveris kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në intervistë për “Gazeta” në Kanal10, Lushtaku tha se “egocentrizmi i Kurtit, përçarja dhe mashtrimet para e pas fushatës” e kanë bërë të pamundur çdo afrim mes dy partive. Ai theksoi se PDK ka qenë e qëndrueshme në qëndrimin e saj dhe se respekton vullnetin e qytetarëve, por nuk sheh bazë për bashkëpunim politik me VV-në nën drejtimin aktual të Kurtit.
