Luiz Ejlli nis përgatitjet për filmin e ri, premiera në shkurt 2026

Para 9 muaj

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka njoftuar se po përgatitet për një film të ri, ku do të luajë së bashku me partneren e tij, Kiara Titon.

Në një postim në InstaStory, Ejlli shkroi: “Në shkurt 2026. Lajmet do të bëhen film dhe filmi do të bëhet lajm”, duke ngritur kureshtjen e fansave për projektin e ri kinematografik.

Ky do të jetë debutimi i tij në aktrim, ndërsa filmi pritet të ketë premierën në shkurt të vitit të ardhshëm. Projekti ka ngjallur pritshmëri të mëdha, pasi përfshin një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar.