I zgjedhur mes titullarëve për ndeshjen Atalanta-Venecia nga trajneri Xhan Piero Gasperini, Berat Gjimshiti foli për “DAZN”.
“Ekziston dëshira për të fituar sërish në shtëpi. Kemi luajtur mirë në ndeshjet e fundit, sot po luajmë kundër një skuadre që po luan mirë dhe i ka vënë të gjithë në vështirësi. Unë kam luajtur të tre rolet në qendër, në të majtë”. Takimi mes Napolit dhe Interit: “Nëse mundem, do të përpiqem ta ndjek. Sigurisht që jemi të interesuar”, përfundoi deklaratën e tij, Berat Gjimshiti.
