Lothar Matthäus dhe e dashura e re shkaktojnë zhurmë në media – 38 vite diferencë

Para 0 vit

 Lothar Matthäus, legjenda e futbollit gjerman, është rikthyer sërish në vëmendje – këtë herë për shkak të një lidhjeje të re me një grua 38 vite më të re se ai.

Matthäus, 64 vjeç, ka fituar Kupën e Botës në vitin 1990 dhe në të njëjtin vit është shpërblyer edhe me çmimin prestigjioz Topi i Artë, shkruan The Sun.

Ai ka zhvilluar 150 ndeshje me përfaqësuesen e Gjermanisë – rekord për kohën e tij – dhe ishte figura kyçe në sukseset e Bayern Munich, duke fituar gjashtë herë titullin kampion në Bundesliga.

Gjithashtu kampion i Serie A dhe fitues i Kupës UEFA me Inter Milanin, ish-mesfushori ka qenë i martuar pesë herë.

Martesa e tij më e fundit me Anastasia Klimko zgjati shtatë vite dhe përfundoi në vitin 2021.