Loredana Brati, një nga ish-banoret më të komentuara të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj në puntatën e fundit të emisionit “Goca & Gra”.
Teksa po diskutonin për lidhjet dhe ndarjet, Loredana u shpreh hapur se ka “shumë pengje” dhe se ka bërë disa gabime në të kaluarën.
“Kam bërë disa gabime që nuk duhej t’i kisha bërë, por siç themi, ‘çdo gjë ndodh për një arsye’”, – tha Brati.
E pyetur nëse do të rikthehej ndonjëherë në një lidhje për të rregulluar gabimet e së kaluarës, ajo u shpreh:
“Unë faktikisht kërkoj të jem shumë e mirë në lidhjet e mia, por përderisa më kanë çuar të bëj disa lëvizje, s’ka qenë faji im. Ka qenë i personit tjetër… Ndoshta nuk do i lejoja atij personi ta shtynte aq shumë muhabetin. Do ta mbyllja më përpara, nuk do ta vazhdoja.”
Moderatorja Rudina Dembacaj e pyeti për jetën personale pas daljes nga BBVIP dhe nëse ka pasur interes nga djemtë:
“Jo keq”, – u përgjigj me humor Loredana.
“Më duket se i kam vënë pak djemtë në sedër për çështjen e palestrës, se më dërgojnë foto nga palestra. Nuk jam aq e fiksuar me muskujt, me thënë të drejtën.”
Kjo deklaratë u interpretua nga fansat si një sinjal që Loredana është e hapur për një lidhje të re, pas ndarjes së shumëpërfolur me ish-banorin Joz Marku, me të cilin pati një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
A do të rikthehet në një lidhje me Jozin apo po i hap rrugë një kapitulli të ri? Mbetet për t’u parë.
