Londra pret liderët e Ballkanit – Fillon Samiti i Procesit të Berlinit

Para 6 muaj

Në Londër ka nisur sot Samiti i 12-të i Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Mysafirët janë pritur nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe sekretarja e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Në fokus të diskutimeve janë temat kyçe për rajonin: paqja dhe stabiliteti, lufta kundër krimit të organizuar, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor.

Procesi i Berlinit, që nisi në vitin 2014, synon të përshpejtojë integrimin e Ballkanit në BE përmes projekteve konkrete rajonale.

Pavarësisht rëndësisë së takimit, nga pala kosovare nuk janë shprehur pritshmëri të mëdha për ndonjë përparim konkret në këtë samit.