Lladrovci fiton si i pavarur në Drenas – thotë se “mposhti edhe Skenderajn”

Para 6 muaj

Ramiz Lladrovci është rikonfirmuar si kryetar i Komunës së Drenasit, kësaj radhe si kandidat i pavarur, duke fituar që në raundin e parë me 13,140 vota apo 52.31% të mbështetjes qytetare.

Pas ndarjes me PDK-në dhe kandidaturës së saj me Petrit Hajdarin, Lladrovci vendosi të garojë i vetëm dhe, sipas rezultateve, ia doli të fitojë bindshëm. Në një deklarim pas fitores, ai u shpreh se “e ka mposhtur edhe Skenderajn”, duke iu referuar krahasimit të numrit të votave me kandidatin fitues në komunën fqinje, Sami Lushtakun.

“Lujta pra, kemi fituar bindshëm. E kemi mposhtur edhe Skenderajn me vota”, deklaroi Lladrovci në një lidhje direkte për “Debat Plus”.

Lladrovci mori më shumë vota nominale (13,140) se sa Lushtaku në Skenderaj (12,433 vota), megjithëse ky i fundit fitoi me përqindje më të lartë (83.45%).