Kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar “beteja të reja” përmes një postimi në Facebook. Ai shkroi se këto beteja do të zhvillohen mbi “parime dhe vlera për sot e për nesër”, duke shtuar se në “Dhjetorin që po vjen do të shkruhet edhe një histori, edhe një fitore”.
Lladrovci nuk ka dhënë detaje të tjera, por postimi i tij është interpretuar si sinjal për zhvillime të reja politike në komunën e Drenasit.
