Livia Brunga: Në Kosovë ndihem si në shtëpi

Para 10 muaj

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 4 shprehet e lidhur ngushtë me Kosovën dhe vlerëson përkrahjen që merr nga publiku kosovar.

Livia Brunga, një nga emrat më të komentuar të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Sol Summer”, ku ndau me publikun përvojat e saj dhe lidhjen personale me Kosovën.

“Unë jam shumë e lidhur me Kosovën, sepse siç e kam thënë shpesh, kam një pjesë të familjes nga Kosova,” u shpreh ajo gjatë intervistës. Ajo shtoi se çdo herë që viziton Kosovën, ndihet si në shtëpi: “Unë jam veriore dhe po ndihem në shtëpi, pra më pëlqen shumë.”

Livia vlerësoi gjithashtu përkrahjen e madhe që ka marrë nga publiku kosovar pas daljes nga Big Brother. Sipas saj, shumë kosovarë i shkruajnë komente pozitive në rrjetet sociale, duke e komplimentuar për energjinë e saj dhe për mënyrën autentike të të qenit.

Ajo ishte ndër banoret më të spikatura të këtij edicioni të reality show-t, duke sjellë dinamizëm, rrëfime të sinqerta dhe momente që ngjallën reagime të shumta në publik.