Listat e QKUK-së, mijëra pacientë në pritje për diagnozë dhe operim

Para 3 muaj

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me lista të gjata pritjeje në pothuajse të gjitha klinikat. Sipas raportit vjetor të ShSKUK-së, Radiologjia prin me rreth 2 mijë e 900 pacientë në pritje, pasuar nga Kardiologjia me 2 mijë e 600 dhe Ortopedia me rreth 2 mijë e 500 pacientë. Të dhënat u prezantuan para bordit drejtues të shërbimit spitalor.