Limaj: Bllokimi i institucioneve është i papranueshëm, Nisma ofron partneritet për zgjidhje

Para 11 muaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u takua me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile, ku u dakorduan se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm. Limaj theksoi se zgjedhjet e reja si pasojë e dështimit për formimin e institucioneve janë të dëmshme për vendin dhe nuk duhet të justifikohen në emër të demokracisë. Ai njoftoi se Nisma është e gatshme për partneritet politik për të garantuar funksionalitet institucional dhe zgjidhje të krizës, duke theksuar nevojën për institucione funksionale dhe lidership përgjegjës.