Lideri i opozitës në Grenlandë, Pele Broberg, ka kërkuar që ishulli të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në pa përfshirjen e Danimarkës, duke e akuzuar Kopenhagën për përkeqësim të marrëdhënieve. Ai theksoi se dialogu me Uashingtonin është i domosdoshëm në një kohë kur administrata Trump po shfaq ambicie për Grenlandën, për shkak të rëndësisë strategjike dhe burimeve minerare. Ndërkohë, autoritetet grenlandeze theksojnë se ligjërisht bisedimet pa Danimarkën nuk lejohen.
