Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një shtëpi në fshatin Mikinic të Leposaviqit, ku ka konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur: një AK-47, 55 fishekë, një bajonetë, një predhë fisheku, dy këmisha me emblema të policisë serbe dhe një jelek i ushtrisë serbe.
I dyshuari është arrestuar në vendngjarje, por pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se hetimet për rastin po vazhdojnë.
