Leonora Jakupi: Ndonjëherë e veshi jelekun antiplumb

Para 2 muaj

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ka deklaruar se në raste të caktuara vesh jelek antiplumb për arsye sigurie. Në një intervistë për emisionin Weekend në Klan, ajo u shpreh se “bota është e egër” dhe se ndien nevojën të mbrojë veten nga rreziqet e mundshme. Jakupi theksoi se është natyrë protektive që nga fëmijëria dhe se zgjedh të ketë pak miq të afërt, duke ruajtur me kujdes privatësinë e saj.