Granit Xhaka ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës gjatë fitores së Sunderlandit ndaj Crystal Palace. Si pasojë, mesfushori kosovar nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen ndaj West Hamit dhe aktualisht po i nënshtrohet rehabilitimit në “Academy of Light”. Ende nuk dihet sa do të zgjasë mungesa e tij.
