Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo theksoi për Klan Kosovën se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim lidhur me çështjen e presidentit, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta. Lushaku-Sadriu u shpreh se LDK mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në stabilitetin institucional dhe interesin shtetëror të vendit.
