Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, deklaroi se partia e saj nuk do të mbështesë projektligjet e propozuara nga LVV, pasi ato janë sjellë me procedurë të përshpejtuar. Sipas saj, ligjet kanë ardhur tek deputetët më pak se një javë më parë dhe kërkojnë kohë për analizë, ndërsa urgjenca për miratimin e tyre është e paarsyeshme.
