Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e ish-presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Akademia do të mbahet nga ora 11:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, nën përkujdesjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe do t’i kushtohet jetës, veprës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova.
