Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare për ofertën e bërë nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie nacionale të tranzicionit.
“Kur nuk ke numra si rasti i VV-së, nuk mund të diktosh të tjerët. LDK-ja ka shprehur vullnetin politik dhe ka një propozim të qartë për një qeveri teknike të tranzicionit,” tha Bajrami për media.
Ajo theksoi se pavarësisht deklaratave të ndryshme publike nga subjektet tjera politike, ende nuk ka përgjigje konkrete nga liderët partiakë për këtë iniciativë.
“Ne besojmë se për momentin kjo është e vetmja zgjidhje për zhbllokimin e institucioneve,” përfundoi Bajrami.
LDK tashmë ka dalë publikisht me këtë propozim si mënyrë për të tejkaluar krizën politike dhe institucionale në vend, por mbetet të shihet nëse do të ketë mbështetje nga partitë tjera.
