Lavdi e përjetshme: Abdixhiku përkujton të rënët në Betejën e Loxhës në 27-vjetorin e saj

Para 9 muaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në Betejën e Loxhës, e cila ndodhi 27 vjet më parë, duke e cilësuar këtë betejë si një simbol të sakrificës dhe qëndresës për liri.

Në një postim përkujtimor, Abdixhiku u përul me respekt para figurave të rëndësishme të luftës, duke përmendur Kolonel Tahir Zemajn, të cilin e quajti “strateg i urtë dhe komandant i vendosur”, si dhe Rrustem Bruçin, Lumni Surdullin dhe Enver Alajn, të cilët i vlerësoi si dëshmi të përjetshme të guximit për atdhe.

“Gjaku i derdhur në Loxhë është amanet në rrugëtimin tonë të përditshëm për një të ardhme me dinjitet”, theksoi Abdixhiku, duke shtuar se kujtimi i të kaluarës është i domosdoshëm për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës.

Ai përfundoi mesazhin me fjalët:

“Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve të Betejës së Loxhës!”