Lamine Yamal në qendër të vëmendjes: Superylli i Barcelonës feston rritjen në moshë me luks dhe romanca të bujshme

Para 8 muaj

Lamine Yamal, superylli 18-vjeçar i Barcelonës dhe një nga talentet më premtues të futbollit europian, është bërë gjithnjë e më i përfolur jo vetëm për aftësitë e tij në fushë, por edhe për jetën private jashtë saj.

Pas performancave mbresëlënëse me Barcelonën dhe Kombëtaren spanjolle, Yamal festoi ditëlindjen e tij të 18-të me një festë luksoze, ku surprizoi të gjithë me një ambient plot vajza, miq të ngushtë dhe të ftuar VIP. Festa e organizuar në Barcelonë shënoi kalimin e tij në moshën madhore me shumë zhurmë në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, ai u pa në pushime në Itali me influencuesen Fati Vazquez, 30 vjeç, një histori që ngjalli shumë komente për shkak të diferencës së moshës mes tyre – plot 12 vite.

Së fundmi, Lamine Yamal është lidhur me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, 24 vjeçe, një emër i njohur në skenën muzikore latino. Dyshja është fotografuar së bashku në Monte Karlo, teksa shijonin një shëtitje romantike, duke konfirmuar kështu lidhjen që përflitej prej javësh.

Ndërsa karriera e tij në futboll po njeh rritje të shpejtë, duket se edhe jeta personale e Lamine Yamal do të vazhdojë të mbetet në fokusin e mediave dhe fansave.