Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare si të lira dhe demokratike. Ai ka falënderuar KQZ-në, komisionerët, vëzhguesit dhe qytetarët për pjesëmarrjen e përgjegjshme, duke theksuar pjekurinë demokratike të vendit. Vlerësim të veçantë ka dhënë për diasporën, e cila votoi nga jashtë ose udhëtoi për të votuar në Kosovë. Basha ka përgëzuar subjektet politike për një garë të drejtë dhe ka uruar që formimi i institucioneve të reja të jetë i qetë. Në fund, ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe partnerët për fitoren me mbi gjysmën e votave.
