Një autobus i kompanisë “Pranvera Travel” ka marrë flakë në Gjermani, por fatmirësisht pa shkaktuar ndonjë rrezik për njerëzit.
“Autobusi ka marrë flakë në Gjermani. Ka qenë në një servis të autobusëve, nuk ka pasë as udhëtar, as kurgjo, veç një shofer ka qenë. U kanë diçka në servis për rrymë – vetëm servisi e ka bë një gabim teknik. Duke u kthyer nga servisi, 10 kilometra larg, e ka kapur flaka autobusin”, tha ai.
Pronari shtoi se fajin për zjarrin e mban servisi ku ishte kryer rregullimi dhe se kompania tashmë ka nisur procedurat ligjore ndaj tij.
“Autobusi ka qenë në Dortmund, ka shkuar vetëm në servis për të rregulluar diçka me rrymë. Ka qenë gabim i servisit. Tash jam duke shku me paditë atë”, përfundoi ai.
Fatmirësisht, askush nuk ka pësuar lëndime dhe autoritetet gjermane janë duke hetuar ngjarjen.
