Laert Vasili thumbon fituesin e Big Brother: “Me tre klasë shkollë, bëhet milioner!”

Para 9 muaj

Deklaratat e aktorit të njohur Laert Vasili në një emision televiziv kanë ndezur rrjetet sociale. Me një ironi të hapur ndaj fituesit të Big Brother Albania, Vasili u shpreh:

“Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues.”

Komenti u interpretua gjerësisht si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, por edhe ndaj publikut shqiptar që votoi për të.

Reagimet nuk kanë munguar – disa e mbrojnë të drejtën e fituesit për sukses, të tjerë e konsiderojnë fitoren si tregues të rënies së vlerave që promovojnë mediat.

Debati i hapur për arsimimin, famën dhe vlerat që mbështet shoqëria ka marrë një tjetër shtysë nga komentet e Vasili.