Një shkëmbim videosh i pazakontë në rrjetet sociale ka ndezur debat mes Egli Takos dhe familjes së Gjestit, personazhit me të cilin Egli kishte një lidhje gjatë “Big Brother VIP Albania 4”. Gjithçka nisi kur Egli postoi një video me një lodër të quajtur “Labubu”, duke pyetur ndjekësit në mënyrë ironike: “Ju kujton dikë?”
Përgjigjia nuk vonoi. Blerina, motra e Gjestit, publikoi një video ku shfaqej me një lodër në formë gomari, duke shoqëruar postimin me frazën: “Çka është kjo? Sa njeriu është si ky.” Ky reagim u interpretua si një thumbim i koduar ndaj Eglit dhe ka shkaktuar një valë komentesh e spekulimesh në rrjet, ku fansat po përpiqen të zbërthejnë mesazhet e fshehta në këtë “luftë lodrash” virtuale.
Në mungesë të një reagimi zyrtar nga protagonistët, kjo përplasje simbolike vazhdon tërheqjen e vëmendjes, duke kthyer edhe lodrat në mjet për të shprehur emocionet dhe tensionet e fshehta mes tyre.
