Një aksident tragjik i ndodhur dje në fshatin Kotorr të Skenderajt i ka marrë jetën 55-vjeçarit Driton Hajrizi.
Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi të shërbente me nder në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
