Ky dyshohet të jetë personi që u gjet i vdekur sot në Rakaj të Ferizajt

Para 23 ditë

Një person sot në orët e mëngjesit është gjetur pa shenja jetë në fshatin Rakaj të Ferizajt.

mësohet jo zyrtarisht se bëhet fjalë për Fatjon Rexhepin, 29-vjeçar nga Ferizaj.

Për rastin kanë nisur procedurat për ekzaminimin dhe zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rastin.