Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, kandidate Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha

Para 1 ditë

Kuvendi i Kosovës ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për mbrëmjen e sotme në orën 20:30 për zgjedhjen e Presidentit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi se janë propozuar dy kandidate të reja: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Seanca vjen menjëherë pas një mbledhjeje tjetër të bojkotuar nga opozita, ku morën pjesë vetëm deputetët e Vetëvendosjes.