Kuvendi në kaos: Deputetët hedhin flakadanë, digjen fibrat e transmetimit

Para 4 muaj

Situata kaotike është shënuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku brenda sallës deputetët e opozitës kanë hedhur flakadanë, duke shkaktuar tensione dhe ndërprerje të punimeve.

Ndërkohë, jashtë mjediseve të Kuvendit, fibrat e transmetimit të televizioneve janë përfshirë nga flakët, duke bërë që sinjali për mediat të ndërpritet përkohësisht.

Ngjarja ka shkaktuar kaos të plotë në dhe përreth Kuvendit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit dhe shkaqet e djegies së fibrave të transmetimit.