Sot do të mbahet seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit, ku në rend dite është shqyrtimi i largimit të komunës nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Sipas raportimeve, shumica e asamblistëve me nacionalitet serb pritet të votojnë pro këtij vendimi, i cili pas miratimit do të dërgohet për shqyrtim të mëtejmë për të përcaktuar nëse do të hyjë në fuqi.
