Për të 24-ën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të konstituojnë organet udhëheqëse të legjislaturës së re, duke thelluar më tej bllokadën institucionale që po zvarritet prej muajsh.
Seanca e thirrur për ditën e sotme përfundoi pa rezultat, pasi mungesa e konsensusit ndërmjet grupeve parlamentare dhe, në disa raste, edhe mungesa e kuorumit, pamundësuan zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe fillimin zyrtar të punës së tij.
Ky dështim i radhës rrit shqetësimet për ndikimin që kjo situatë po ka në funksionimin e institucioneve dhe në jetën politike e institucionale të vendit. Pavarësisht deklarimeve të herëpashershme për përparim në negociata, mungesa e marrëveshjes politike vazhdon të mbajë peng punën e Kuvendit.
Derisa partitë akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim, qytetarët po përballen me një situatë paqartësie dhe mungesë të vendimmarrjes institucionale.
