Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 37-të, në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin dhe zgjedhur kryetarin e tij. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për këtë post, megjithatë ajo po cilësohet si figurë përçarëse nga partitë opozitare.
Në mungesë të konsensusit, VV ka propozuar që votimi të bëhet i fshehtë në vend të atij të hapur, në përpjekje për të siguruar më shumë mbështetje. Kjo lëvizje po kundërshtohet ashpër nga subjektet tjera parlamentare, të cilat nuk kanë propozuar as anëtarë për Komisionin e votimit të fshehtë.
Ngërçi institucional vazhdon, ndërsa mbetet të shihet nëse seanca e sotme do të sjellë ndonjë zhvillim të ri.
