Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, deklaruan në një konferencë për media se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin nuk ofron instruksione, por është një paralajmërim. Konjufca tha se konstituimi është obligim i të gjitha partive, jo vetëm i fituesit të zgjedhjeve. Ai akuzoi opozitën për bllokim dhe theksoi se propozimi i VV-së për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve në pako nuk u mirëprit. Po ashtu, përmendi ftesat e Kurtit si përpjekje për marrëveshje politike. Kushtetuesja nuk ka vendosur ende për çështjen e votimit të fshehtë.
