Kush është artisti mister? Egli Tako paralajmëron këngë të re që po ngjall kuriozitet

Para 10 muaj

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore. Artistja, e cila njihet për vokalin e saj të veçantë dhe emocionin që përcjell në çdo këngë, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Egli zbuloi se kënga do të jetë bashkëpunim me një artist tjetër, por pa dhënë ende detaje se për kë bëhet fjalë. Kjo ka shtuar kuriozitetin e publikut dhe fansave të saj, të cilët kanë nisur të spekulojnë për emrat që mund të jenë pjesë e këtij dueti.

Pas përvojës në reality show, duket se Egli është e vendosur të rikthehet me projekte që lënë gjurmë. Pritet që kënga e re të publikohet së shpejti dhe të shënojë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.