Ministrja e Tregtisë dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se asnjëherë nuk i është bërë ftesë zyrtare për t’u shkrirë në Lëvizja Vetëvendosje.
E ftuar në emisionin “Rubikon”, ajo theksoi se Alternativa mbetet parti liberale e qendrës dhe se bashkëpunimi me VV-në nuk nënkupton domosdoshmërisht unifikim.
“Gjithmonë i kam mbajtur bindjet e mia, të cilat janë vlerë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jo domosdoshmërisht që duhet të unifikohemi dhe të jemi uniform”, u shpreh Kusari-Lila.
