Kurti vlerëson suksesin e një biznesi vendor me standarde ndërkombëtare

Para 6 muaj

Kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar kompaninë Auto Kaçandoli si një histori suksesi të biznesit vendor.

Në një postim në rrjete sociale, ai tha se kompania nisi si një punëtori modeste në vitet ’60 dhe sot ka 75 punëtorë, duke depërtuar edhe jashtë vendit.

“Mbrëmë u festua 10 vjet partneritet i tyre me brendin gjerman Mercedes-Benz. Auto Kaçandoli është shembull se si profesionalizmi dhe etika e punës mund ta ngrejnë një biznes nga Kosova në një nivel të lartë me standarde ndërkombëtare”, shkroi Kurti.

Ai e cilësoi këtë rrugëtim si frymëzues dhe model për bizneset vendore që synojnë zhvillim e zgjerim.