Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zyrtarët policorë në detyrë për t’i përshëndetur dhe falënderuar për angazhimin e tyre të pandërprerë në shërbim të qytetarëve. Ai vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike, duke u uruar shëndet dhe suksese për Vitin e Ri.
