Kurti viziton kandidatët e Vetëvendosjes në Fushë Kosovë, Vushtrri e Mitrovicë – a po thyhet heshtja zgjedhore?

Para 5 muaj

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë sot në disa komuna ku po mbahet balotazhi.

Kurti pas votimit në Prishtinë ka vizituar Vushtrrinë, Mitrovicën, Fushë Kosovën, ku është parë në lëvizje gjatë ditës me kandidatët e LVV-së për kryetarë në këto komuna.

Kurti është parë në Fushë Kosovë me kandidatin Valon Prebeza. Ky i fundit ka publikuar edhe fotografi nga vizita e Kurtit.

Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti për praninë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për Fushë Kosovën. Për shembullin që jep çdo ditë se politika mund të bëhet ndryshe, me ndershmëri, me përkushtim e me dashni për vendin”, ka shkruar Prebeza.

Pas Fushë Kosovës, Kurti ka vazhduar rrugën për në Vushtrri ku është takuar me kandidatin e subjketit të tij për kryetar të kësaj komune Sylejman Meholli.